Aksident në aksin Milot-Rrëshen, ndërron jetë një person

milotttt 1 1100x620

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në aksin Milot-Rrëshen, ku si pasojë 4 persona janë dërguar në gjendje të rëndë drejt spitalit të Traumës në kryeqytet, ku njëprej tyre ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Skuraj, ku sipas dëshmive paraprake një automjet tip Renault është përplasur me një mjet Ford. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës pikërisht drejtuesi i mjetit “Ford”, shtetasi A.S., një 52 vjeçar banues në Mamurras.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.