Ardi Veliu i shkarkuar? Çuçi: Do e merrni vesh në momentin e duhur kur t’i mbarojë kandili

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u pyet nga deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi mbi lajmin për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Ministri as nuk e konfirmoi dhe as nuk e mohoi këtë lajm.

“Përfitoj nga rasti meqë kemi Ministrin e Brendshëm. Qarkullon në media një lajm për shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Jemi shumë të interesuar ta dimë apo jo”, pyeti Baçi.

“Do e merrni vesh në momentin e duhur, kur t’i mbarojë apo jo kandili”, iu përgjigj Çuçi.

  • LAJMI I FUNDIT | Shqipëri, 12 viktima në 24 orët e fundit, 616 raste
  • LAJMI I FUNDIT | 589 të shëruar në 24 orë, 6289 raste aktive
  • LAJMI I FUNDIT | Po marrin trajtim 148 pacientë, 16 janë në gjendje më të rënduar