Atentat me armë zjarri një shqiptari në Torino

torino 1100x620

Një 48-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë me armë zjarri paraditen e sotme në Torino të Italisë. Mediat italiane raportojnë se shqiptari i plagosur është në gjendje të rëndë në spital, pasi u qëllua me disa plumba, njëri prej tyre në gjoks.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11-30 të paradites në Borgo Vittoria, ndërsa ishte në rrugë në Corso Venezia, në Via Saorgio.

Oficerët e policisë po vazhdojnë hetimet për identifikimin e autorit dhe motivet e kësaj ngjarjeje. Të dhënat e para dëshmojnë se tentativa e vrasjes ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje midis viktimës dhe autorit.