Basha në konferencën e PPE-së: Shqipëria si Bjellorusia, mos pranoni gjëra që nuk do t’i pranonit kurrë për zgjedhësit tuaj

basha PPE 1100x620

Gjatë fjalës së tij në samitin e Partive Popullore Europiane (PPE) i, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në fjalën e tij i ka kërkuar Bashkimit Europian një sforco më të madhe për të arritur një marrëveshje për njohjen reciproke midis Serbisë dhe Kosovës.

Sipas tij, “ngjarjet e fundit në kufirin Kosovë-Serbi dhe në Malin e Zi, tregojnë se sa e brishtë mbetet paqja dhe stabiliteti në këtë rajon. Është jetike për BE-në që të përqendrojë energjinë e saj drejt marrëveshjes përfundimtare të njohjes reciproke midis Kosovës dhe Serbisë. Dhe për ta arritur këtë, njohja e Kosovës nga 5 shtetet anëtare të mbetura duhet së pari të përfundojë”.

Sipas tij, “vetëm në këtë mënyrë, Ballkani Perëndimor do të hyjë në një epokë të re të bashkëpunimit dhe zhvillimit, e cila me siguri do të jetë një vlerë e shtuar për BE-në”.

EPP EU-Western Balkans Summit – Leaders messages: Lulzim Basha

Ahead of our EPP EU-Western Balkans Summit that will take place on October 5th in Ljubljana, we’ve asked our leaders from the region to share with us their expectations and thoughts on this important meeting. Lulzim Basha, is the Chairman of Partia Demokratike e Shqipërisë in Albania 🇦🇱, he is sharing his message with us #WesternBalkanSummit

Posted by EPP – European People's Party on Monday, October 4, 2021

Duke folur edhe për gjendjen e brendshme të Shqipërisë, Basha bëri një paralelizëm me situatën aktuale dhe regjimit të Lukashenkos në Bjellorusi. “Mjafton të shihni raportin e ODIHR, 5 rekomandimet prioritare, nëse hiqni emrin e Shqipërisë, do të mendoni se është raporti i zgjedhjeve i Bjellorusisë së Lukashenkos. Po ju përmend vetëm një frazë, “Shteti duhet të garantojë lirinë dhe fshehtësinë e votës”.  Lirinë dhe fshehtësinë e votës?! Në 2021, në Shqipëri, një vend anëtar i NATOS-s, kandidat për në BE…”, ishin fjalët e tij që shtoi se në ketë situatë “sinqeriteti dhe guximi janë thelbësorë. Duke mbajtur qëndrim, për të mos pranuar për vendet tona, gjëra që nuk do t’i pranonit kurrë për zgjedhësit tuaj”.