Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Deputetët me certifikatë vaksinimi, jeta parlamentare i rikthehet normalitetit

Nga A2 CNN
5 Tetor 2021, 15:35 | Politikë
Deputetët me certifikatë vaksinimi, jeta parlamentare i rikthehet

Pas një periudhe më shumë se 1-vjeçare, jeta parlamentare iu rikthye normalitetit me deputetët dhe përfaqësuesit e medias morën pjesë fizikisht në mbledhjet e komisioneve duke paraqitur certifikatën e vaksinimit ose testin PCR.

Shumica e deputetëve nga të dyja kampet duket se kishin respektuar thirrjet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe pohuan se u paraqiten në mbledhjet e komisioneve bashkë me certifikatën e vaksinimit.

Pati nga ata të cilët pyetjes nëse ishin vaksinuar ose jo zgjodhën t’i përgjigjeshin me një batutë. “E kam kaluar, kam bërë 2 doza, kështu që pa problem kur të më takoni”, tha Petro Koçi. “Kam bërë 3 vaksina”, tha deputeti i opozitës, Dashamir Shehi.

Por jo të gjithë pranuan që të jepnin një përgjigje. Dhe Kuvendi u kujdes të mbante larg kamerave procesin e verifikimit të certifikatave të vaksinimit për deputetët, apo në mungesë të saj paraqitjen e testit negativ ndaj Covid-19.

A2 CNN Livestream

Dita jonë