Gjendet akordi, gati rinovimi i Dybala me Juventusin deri në vitin 2025

dybala 1100x620

Bisedimeve intensive të nisura prej kohësh duket se i ka ardhur fundit. Paolo Dybala dhe Juventus janë gati të bashkëpunojnë edhe për 4 vite të ardhshme.

Horge Antun që është edhe agjenti i sulmuesit, është rikthyer në Argjentinë sinjal që sipas mediave italiane tregon se palët kanë arritur të gjejnë më në fund gjuhën e përbashkët.

Ditët në vijim pritet rinovimi i kontratës që përfundon në verën e vitit të ardhshëm. Bëhet fjalë për zgjatje të bashkëpunimit deri në 2025-n, me Dybalan që do të për fitojë 10 milionë euro në sezon, 8 milionë neto dhe 2 milionë euro në formë bonusi.

  • LAJMI I FUNDIT | Shqipëri, 12 viktima në 24 orët e fundit, 616 raste
  • LAJMI I FUNDIT | 589 të shëruar në 24 orë, 6289 raste aktive
  • LAJMI I FUNDIT | Po marrin trajtim 148 pacientë, 16 janë në gjendje më të rënduar