Hakmarrje e shpejtë ndaj grabitësve, i përplas me makinë teksa i drejtuan armën çiftit

Publikuar më: 5/10/2021, ora 13:12

Hakmarrje e shpejtë ndaj grabitësve, i përplas me makinë teksa i drejtuan armën çiftit

Publikuar më: 5/10/2021, ora 13:12

Një moment dramatik është kapur nga kamerat e sigurisë në Sao Paulo të Brazilit. Dy persona me motor tentuan të grabisnin me armë një çift, por gjithçka dështoi falë një heroi që erdhi në momentin e duhur dhe tregoi guxim të jashtëzakonshëm.

Grabitësit sapo drejtuan armën, ndërsa shoferi i një makine SUV shton shpejtësinë dhe më pas përplas grabitësit me motor duke shpëtuar çiftin.

“Daily Mail” shkruan se drejtuesi i makinës ishte tentuar të grabitej vetëm pak minuta më herët dhe kjo ishte një hakmarrje e shpejtë ndaj tyre.

Policia braziliane vuri në pranga një nga autorët pasi ai u paraqit në spital me një këmbë të thyer, ku pranoi edhe ngjarjen.