I kërkonin para të burgosurve, Manja pezullon dy specialistë të burgut të Reçit

burgu i recit 1100x620

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka pezulluar nga detyra dy psikologë që mbulonin sektorin e çështjeve shoqërore në një prej burgjeve më të rëndësishëm në vend, atë të Reçit, në Shkodër.

Bëhet fjalë për nëpunësit Arnaldo Hoxha dhe Mario Laloshi, ndaj të cilëve do të fillojë hetimi administrativ pas denoncimit të një emisioni televiziv, ku dy personat gjatë një investigimi me kamera të fshehta i kërkonte para një të burgosuri në këmbim të disa lehtësimeve të ndryshme.

Në IEVP Reç janë nisur grupet e inspektimit nga DPB dhe SHKBB për të zbardhur rastin.