Kombëtarja drejt Katar 2022, nisin përgatitjet për ndeshjet me Hungarinë dhe Poloninë

MB KOMBETARJA STERVITJE frame 2238 1100x620

Menjëherë pas daljes së trajnerit para mediave dhe shpalljes së objektivave, skuadra kuqezi zbriti në fushën e stërvitjes. Në seancën e parë të zhvilluar në Durrës, grupi ishte thuajse i kompletuar.

Binte në sy prezenca e të rikthyerve Balliu, Dermaku dhe Veseli, të cilët u paraqitën ndër të parët në grumbullim.

Futbollistët kuqezi kanë kaluar minuta me radhë në fushë duke biseduar me njëri-tjetrin, teksa më pas u grumbulluan rreth teknikut Reja.

Skuadra do të vijojë stërvitjet në bregdet deri të enjten, më 7 tetor, për t’u spostuar më pas në Budapest, për ndeshjen kualifikuese të së shtunës kundër Hungarisë.