Kryeministri Kurti: Reduktojmë importet nga Serbia, më shumë bashkëpunim me Shqipërinë

KURTI IMPORTET SERBIA frame 1186 1100x620

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, paralajmëroi uljen e importeve nga Serbia përmes masave të tjera që do të marrë ekzekutivi i drejtuar prej tij.

Edhe pse nuk i bëri të ditura masat, duke iu kundërpërgjigjur liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, Kurti tha se synim i tyre është rritja dhe forcimi i bashkëpunimit tregtar me Shqipërinë.

“Në 6-mujorin e parë të vitit 2018, kur nuk ka pasur lëvizje të mëdha të çmimeve, Kosova ka importuar fiks 212 milionë euro mallra nga Serbia. Unë pajtohem që ulja e importeve nga Serbia duhet të bëhet edhe më shumë përmes masave që do të ndërmarrim. Krahasuar me qeverisjen e mëparshme, kemi një rritje të importeve nga Shqipëria dhe rritjen e eksporteve drejt Shqipërisë. Dhe ky është synimi ynë afatgjatë”, tha Kurti gjatë fjalës në Kuvend.