Më shumë se 2 kilogramë eksploziv në “Benz”, 30-vjeçari braktis automjetin sapo sheh policinë

WhatsApp Image 2021 10 05 at 10.50.23 1100x620

Një person është vënë në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi policia zbuloi një sasi prej 2 kg e 400 gramë lëndë plasëse në një automjet në Kukës.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në afërsi të fshatit Myç-Mamëz, mjetin tip “Benz” me të cilin udhëtonin shtetasit K. N. dhe Sh. R.

Drejtuesi i mjetit shtetasi, Sh. R., sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka braktisur automjetin dhe ka mundur të largohet

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kg e 400 gramë lëndë plasëse e dyshuar eksploziv.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit K. N., 31 vjeç, banues në fshatin Qinamak, i cili ishte pasagjer në automjetin ku u gjet lënda eksplozive.