Merren peng dy gardianë në një burg në Francë

burgu ne france 1100x620

Dy gardianë janë marrë peng nga një i burgosur, mëngjesin e së martës, në një burg në Condé-sur-Sarthe të Francës.

Mediat franceze raportojnë se pengmarrja ka nisur pak pas orës 10:00, ku një i dënuar me burgim të përjetshëm për përdhunim dhe vrasje ka marrë peng dy roje të burg, njëri prej të cilëve është plagosur në sy.

Sipas AFP, forcat speciale janë nisur drejt burgut, ndërsa me pengmarrësin kanë nisur kontaktet, i cili kërkon të negociojë në lidhje me dënimin e tij të rëndë.