Mësimi në klasa kolektive, Maliq, prindërit ndalojnë futjen e fëmijëve në shkollë

Në javën e dytë të procesit mësimor prindërit e nxënësve të klasave fillore në fshatin Plasë të bashkisë së Maliqit kanë protestuar para shkollës për vendimin e marrë nga Drejtoria Arsimore Maliq, e cila ka vendosur kryerjen e mësimit në klasa kolektive për nxënësit e mbetur në këtë shkollë.

Sipas këtij vendimi, nxënësit e klasë së dytë do të bashkohen me ato të klasës së katër. Dhe ato të klasës së tretë me nxënësit e klasës së pestë.

Ky vendim sipas prindërve nuk është diskutuar me ta dhe se kjo mënyrë mësimdhënie nuk është efektive. Lidhur me këtë situatë një grup prindërish kanë shkuar pranë Drejtorisë Arsimore Maliq, ku kanë kërkuar ndarjen e klasave dhe vijimin normal të procesit mësimor.

Deri në këto momente nuk është dhënë një zgjidhje, teksa prindërit shprehen se deri në zgjidhje të kësaj situate nuk lejojnë që fëmijët të zhvillojnë mësim.