Napoli gati të ndërpresë ndeshjen në rast përsëritjeje të koreve raciste

koulibaly 1100x620

16 vjet nga nëntori i 2005 në ndeshjen mes Messina dhe Inter, kur Marc Zoro ndërpriste lojën pas thirrjeve raciste nga ana e tifozërisë kundërshtare, historia mund të përsëritet.

Napoli në fakt është gati të ndalë ndeshjen dhe të tërhiqet prej saj nëse do të ketë skena të ngjashme me ato në ndeshjen kundër Fiorentinës, atje ku edhe pse ndeshja kishte përfunduar, mbrojtësi Koulibaly u bë objekt i fyerjeve të rënda me sfond racist nga ana e ultrasve të Fiorentinës.

Është ky qëndrimi i klubit të De Laurentis që ngre zërin për të tilla episode të turpshme. Në Serie A vijojnë hetimet për identifikimin e fajtorëve dhe në fakt, sipas La Republica, prokuroria ka identifikuar një grup tifozësh racist nga pamjet e siguruara nëpërmjet telekamerave të stadiumit “Artemio Franchi”.

Fyerjet dhe ofendimet në drejtim të futbollistit senegalez erdhën në momentin që lojtari me ngjyrë po i drejtohej ritualit të intervista pas ndeshjes. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, vetë Koulibali dënoi veprimet e tifozëve kundrejt tij, duke kërkuar përjashtimin përjetë të racistëve nga stadiumet. Kjo nuk është hera e parë që mbrojtësi afrikan sulmohet nga tifozët në kampionatin italian.