Ndahet nga jeta komentatori Kosta Grillo, humbi betejën me Covid-19

KOSTA GRILLO 1100x620

Pas më tepër se dy muajve në gjendje të rëndë, gazetari sportiv dhe komentatori Kosta Grillo u nda nga jeta. 59-vjeçari humbi betejën me Covid-19.

Prej fillimit të muajit gusht, u transportua me urgjencë drejt Turqisë, për kurim të specializuar. Ai ka qëndruar në intubim gjatë gjithë kësaj kohe.

Fatkeqësisht, gjendja e Kosta Grillos nuk u përmirësua, deri në lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të një prej zërave më të rëndësishëm të sportit shqiptar.