Parashikimi i motit 5 tetor 2021

Vijon paraditja në kushtet e motit të kthjellët me vranësira të lehta në veri dhe zonat malore.

Pas mesditës, një sistem me vranësira të zhvilluara i afrohet brigjeve tona perëndimore dhe deri në mbrëmje, vranësirat do të shtrihen në të gjithë vendin. Temperaturat vijojnë me një rritje të lehtë duke variuar nga 8 në mbi 28°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi jugor deri në mbrëmje kur era forcohet duke aktivizuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.