Parashikimi i motit: 6 tetor 2021

Sot në të gjithë vendin do të ketë vranësira të shpeshta dhe reshje të përkohshme në zonat perëndimore gjatë paradites.

Pjesa e dytë e ditës sjell gradualisht reshje në të gjithë Shqipërinë, mbrëmja dhe nata sjellin reshje intensive thuajse në të gjithë vendit.

Temperaturat rriten lehtë në mëngjes por rënie me 2-3°C sjell mesdita duke ulur maksimumet termike në 22°C në zonat malore dhe rreth 26°C në qarqet Elbasan, Berat.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë pas mesditës me shpejtësi prej 60 km/h nga drejtimi jugor dhe për pasojë në brigjet detare aktivizohet dallgëzimi mbi 4 ballë.