Propozimi i FIFA-s, sindikata e futbollistëve kundër Botërorit çdo dy vjet

FIFA “ngel në klasë” Superligën Europiane  Del kundër parimeve të futbollit 1100x620

Unioni Ndërkombëtar i Futbollistëve Profesionistë, FIFPRO, pozicionohet kundër propozimit të FIFA-s, për ta zhvilluar Kupën e Botës çdo dy vjet. Më parë, ideja ishte refuzuar edhe nga UEFA, sipas të cilës, askush nuk ishte konsultuar dhe nuk është marrë mendimi i palëve të përfshira.

Qëndrimi i sindikatës së futbollistëve, u konfirmua nga sekretari i përgjithshëm, Jonas Baer-Hoffmann, i cili paraqiti një raport ku konfirmohet se aktualisht lojtarët profesionistë po përballen me rritjen e numrit të ndeshjeve që luajnë.

Më tej, ai foli për mungesë vizioni të institucioneve dhe denoncoi se çdo debat apo ide rreth kësaj çështjeje, realizohet në mënyrë të qëllimshme. Përfaqësuesi i sportistëve kërkoi një reformë të arsyeshme, për të ulur ngarkesën e punës së futbollistëve, e cila është shoqëruar edhe me rritjen e rrezikut të dëmtimeve.

Teksa ka shprehur qëndrimin e palëkundur, kundër zhvillimit të Botërorit në çdo dy vjet, që për shkak të kalendarit të ngjeshur kombëtar dhe ndërkombëtar, nuk do t’i lejonte sportistët të bënin pushime gjatë verës, Baer-Hoffmann mbështeti gjysmën e dytë të propozimit të FIFA-s. Sipas konfederatës ndërkombëtare, ndeshjet ndërkombëtare duhet të zhvillohen vetëm gjatë muajit tetor, për të evituar udhëtimet e vazhdueshme dhe lodhjen e futbollistëve.