Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rama njofton dorëheqjen e Ardi Veliut nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë

Nga A2 CNN
5 Tetor 2021, 17:07 | Aktualitet
Rama njofton dorëheqjen e Ardi Veliut nga detyra e Drejtorit të

“Me konsideratën më të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe me bindjen se ai ka akoma shumë për t'i dhënë shtetit në detyra të tjera, e falenderoj nga zemra për kontributin e vyer”. Me këto fjalë kryeministri Rama pranon dhe njofton dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu.

Në letrën e paraqitur kryeministrit Edi Rama, Veliu e argumenton dorëheqjen e tij për t’iu përkushtuar më shumë familjes dhe fëmijëve.

Duke shprehur konsiderata ndaj kreut të qeverisë, Veliu thekson se ka bërë më të mirën në krye të dikasterit që drejtoi për 4 vite dhe lë të hapur mundësinë e bashkëpunimti në të ardhmen.

https://twitter.com/ediramaal/status/1445404441931362313

Veliu u emërua në këtë detyrë në 5 shkurt 2018, pas shkarkimit të Haki Çakos. Veliu ka përfunduar studimet në Akademinë e Policisë në Ankara të Turqisë, në vitin 1998. Gjithashtu është diplomuar dhe në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, në vitin 2004. Në vitin 2011 ka përfunduar studimet “Bachelor” në fakultetin e Drejtësisë, sipas publikimit të jetëshkrimit të tij në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.

https://a2news.com/2021/10/05/ardi-veliu-i-shkarkuar-cuci-do-e-merrni-vesh-ne-momentin-e-duhur-kur-ti-mbaroje-kandili/

A2 CNN Livestream

Dita jonë