Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rama takon ambasadorin britanik, në fokus bashkëpunimi për sektorë prioritarë

Nga A2 CNN
5 Tetor 2021, 17:02 | Politikë
Rama takon ambasadorin britanik, në fokus bashkëpunimi për

Reformat, mjedisi, prosperiteti, inovacioni dhe arsimi kanë qenë në fokus të takimit të kryeministrit Edi Rama me ambasadorin e Britanisë së Madhe në vendin tonë Alastair King-Smith. Në një postim në rrjetet sociale, ky i fundit e konsideron një nder që ka biseduar me kryeministrin shqiptar sa i takon çështjeve të përbashkëta prioritare.

“Një nder që diskutuam me kryeministrin Edi Rama për qëllimin tonë të përbashkët të fuqizimit të bashkëpunimit në sektorët prioritarë si: reformat, mjedisi, prosperiteti, inovacioni dhe arsimi.

Ne u angazhuam të rritim dhe forcojmë marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë për mundësitë dypalëshe dhe sfidat globale”, shkruan ambasadori britanik.

A2 CNN Livestream

Dita jonë