Rikthehet Liga e Kombeve, Italia sfidon Spanjën në gjysmëfinale, Mancini kërkon trofeun

ITALI SPANJE GJYSMEFINALJA E LIGES SE KOMBEVE frame 1027 1100x620

Gati një vit nga hera e fundit, rikthehen ndeshjet e Ligës së Kombeve, një prej turneve më të ri të UEFA-s e cila do të luajë këtë mesjavë sfidat që do të përcaktojnë çiftin finalist. Këtë të mërkurë në mbrëmje Italia vendoset edhe njëherë përballë Spanjës, ekipin që eliminoi nga pika e bardhë për t’u kualifikuar në finalen e Euro 2020.

“Janë skuadra e cila na vuri më shumë se kushdo në vështirësi gjatë Evropian”- kështu u shpreh Roberto Mancini përpara sfidës me “La Furia Roha”. Për trajnerin e të kaltërve do të ishte një mrekulli t’ja dilte me sukses edhe në këtë kompeticion menjëherë pas suksesit në Evropian dhe të kualifikohet menjëherë në finalet e kampionatit Botëror, çka është dhe përfitimi më i madh i të fituarit të Ligës së Kombeve.

Italia do të ketë mbështetje të madhe nga publiku me supersfidën e cila do të luhet në San Siro. “Azzurët” kanë si të kaluarën ashtu edhe bilancin në të tashmen në favor teksa.

Spanja nuk arrin ta mposhtë Italinë në shtëpinë e saj prej 1971 ndërkohë që së fundi, skuadra e Mancinit vendosi edhe rekord botëror me arritjen e 36 ndeshjeve të njëpasnjëshme pa pësuar humbje. Italia-Spanjë është njëra prej sfidave ndërsa për biletën tjetër të finales, ndeshen Belgjika dhe Franca.