Tenderi i uniformave të Policisë, Gjykata nuk i kthen telefonin ish-drejtoreshës së Blerjeve

Përditësuar më: 5/10/2021, ora 10:33
uniformat polici 1024x576

Tenderi i uniformave të Policisë, Gjykata nuk i kthen telefonin ish-drejtoreshës së Blerjeve

Përditësuar më: 5/10/2021, ora 10:33

Gjykata e Posaçme e Apelit refuzon kërkesën e Edlira Naqellarit për t’i kthyer telefonin e sekuestruar pas arrestimit.

Ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme qëndron në paraburgim pas dyshimeve për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera” në procedurën tenderuese për blerjen e uniformave të Policisë së Shtetit.

Kthimi i telefonit u kundërshtua nga SPAK me argumentin se nevojitet analizimi i plotë i tij për të zbardhur komunikimet e Naqellarit, që mund t’i vijnë në ndihmë hetimit të nisur ndaj saj.