Vala e rritjes së çmimeve, mund të shtrenjtohet edhe bileta në transportin ndërqytetas

Vala e rritjes së çmimeve në vend mund të përfshijë edhe biletat e transportit ndërqytetas. Efekti zinxhir i humbjeve i shkaktuar nga pandemia, por edhe shtrenjtimi i karburantit pritet të përkthehet në më shumë kosto për xhepat e udhëtarëve.

Ngjashëm shprehen edhe operatorët e transportit ndërqytetas. Sipas tyre, në rast se humbjet nuk amortizohen me ndërhyrje nga qeveria, barra e kostove shtesë do bjerë mbi supet e përdoruesve të këtij shërbimi.

Tregu shqiptar, i cili mbështetet kryesisht tek importi, është i ekspozuar thuajse tërësisht ndaj rritjes së çmimeve, teksa 40 për qind e popullsisë në vend rrezikon të zhytet në varfëri të thellë. Shtrenjtimi i shumë produkteve dhe shërbimeve, sipas studiuesve të ekonomisë po nxitet nga kërkesa e pazakontë për konsum.

  • LAJMI I FUNDIT | Shqipëri, 12 viktima në 24 orët e fundit, 616 raste
  • LAJMI I FUNDIT | 589 të shëruar në 24 orë, 6289 raste aktive
  • LAJMI I FUNDIT | Po marrin trajtim 148 pacientë, 16 janë në gjendje më të rënduar