Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vetëm gjysma e popullsisë e vaksinuar, vala e katërt e Covid-19 po gjunjëzon spitalet në Serbi

Nga A2 CNN
5 Tetor 2021, 11:00 | Ballkani
Vetëm gjysma e popullsisë e vaksinuar, vala e katërt e Covid-19

Spitalet serbe janë mbushur me pacientë që po kurohen për Covid-19, për shkak se vendi po përballet me një valë të katërt infektimesh.

Me 8,5 milionë banorë, Serbia raportoi të hënën më shumë raste ditore për 1 milion banorë se çdo shtet tjetër në botë, sipas “Our World in Data”.

Ministria e Shëndetësisë raportoi 5983 raste në 4 tetor, 966 989 që prej nisjes së pandemisë. Vetëm të martën u regjistruan 50 viktima, ndërsa nga nisja e pandemisë 8430 persona kanë humbur jetën. Në total, në të gjithë vendin 6511 pacientë janë shtruar në spital, prej të cilëve 256 janë në intubim, raportoi Ministria e Shëndetësisë të hënën.

Në spitalin “Batajnica” në Beograd, një prej katër spitaleve Covid në vend, janë rreth 800 të shtruar në gjendje të moderuar ose të rëndë. Anestezistja dhe zv.drejtoresha e spitalit, Jelena Velickovic, tha për Reuters se situata ishte tepër e rëndë, pasi spitali ishte në prag të mbushjes së kapaciteteve.

Serbia u vlerësua në fillim të fushatës së vaksinimit, pasi ishte përpara shumë shteteve europiane. Por me kalimin e muajve ritmi i procesit u ul ndjeshëm dhe vetëm gjysma e popullsisë rezulton e vaksinuar me të dy dozat. E famshme për “diplomacinë e vaksinave”, Serbia u ofroi shtetasve të vet katër lloje vaksinash, Pfizer, AstraZeneca, Sinopharm dhe Sputnik V, ndërsa shumë shpejt do të marrë edhe Moderna.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani