Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Çmim i lartë për lëndën drusore: Kuksianët në hall për të siguruar ngrohjen

Nga A2 CNN
6 Tetor 2021, 15:46 | Sociale
Çmim i lartë për lëndën drusore: Kuksianët

Stina e dimrit po afron dhe për banorët e qytetit të Kukësit, shqetësim kryesor është sigurimi i druve të zjarrit për ngrohje. Një pjesë e mirë e kuksianëve janë të papunë dhe trajtohen me ndihmë ekonomike dhe nuk kanë mundësi për të blerë dru.

Më të vështirë e kanë edhe familjet që jetojnë me pensionet e kryefamiljarëve. Nga ana tjetër, edhe çmimi në treg i druve të zjarrit është rritur ndjeshëm, ndërsa sigurimi i tyre është një sfidë më vete për shkak të moratoriumit dhe zjarreve që dogjën sipërfaqe të tëra me pyje.

Kjo situatë është kthyer në shqetësim për qytetarët kuksianë për vitet e fundit, të cilët çdo ditë e më shumë po iu vështirësohet jetesa edhe nga rritja e çmimeve.

Ndërkohë Bashkia Kukës bën të ditur se pas datës 15 tetor do të hapet pika e tregtimit të druve nga kompania që do të fitojë tenderin e shpallur ditë më parë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë