Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Çmimi Nobel për kiminë, fitojnë shkencëtarët e pajisjes që ndërton molekulat

Nga A2 CNN
6 Tetor 2021, 16:30 | Teknologji
Çmimi Nobel për kiminë, fitojnë shkencëtarët e

Akademia Nobel dha çmimin për Kiminë për vitin 2021. Fituesi ishin dy shkencëtarë që u vlerësuan për punën e tyre në ndërtimin e molekulave që janë pasqyrë e njëra-tjetrës. Shpallja u bë gjatë një eventi në Stokholm të Suedisë.

 “Akademia mbretërore suedeze e shkencave u dha çmimin Nobel për Kiminë Benjamin List dhe David MacMillan për zhvillimin e Organokatalizës asimetrike”, shpalli Goran Hansson, sekretar i Akademisë.

 Paketa kimike e gjermanit dhe amerikanit është përdorur për zbulimin e ilaçeve të reja dhe ndërtimin e molekulave që mund të përthithi dritë në qelizat solare. Fituesit do të ndajnë shpërblimin financiar prej 10 milionë kronësh suedezë, ose 1 milion dollarë amerikanë.

Puna e dy shkencëtarëve e ka bërë shumë më të lehtë procesin e prodhimit të molekulave asimetrike, kimikatet ekzistojnë në dy versione, ku njëri është imazh pasqyrë i tjetrit.

Kimistët shpesh përdorin vetëm njërin nga këto dy versione, veçanërisht kur prodhohen medikamente, por ka qenë tepër e vështirë të gjendet një metodë efikase për ta bërë këtë. Komiteti i Nobelit tha se puna e shkencëtarëve e ka çuar procesin e ndërtimit molekular në një nivel krejtësisht të ri. Ekspertët e konsiderojnë punën e tyre një pajisje të re në kiminë organike dhe një përfitim të madh për njerëzimin.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu