Debati Bozdo-Çela për OSHEE: ”Ke negociuar privatizimin e CEZ”, “Ti po mbron vjedhjen ndaj shqiptarëve”

Përditësuar më: 8/10/2021, ora 13:31

Debati Bozdo-Çela për OSHEE: ”Ke negociuar privatizimin e CEZ”, “Ti po mbron vjedhjen ndaj shqiptarëve”

Përditësuar më: 8/10/2021, ora 13:31

Administratori i OSHEE Adrian Cela ndërhyri në emisionin A2 Business për të saktësuar problematiken e energjisë. Por fjalët e tij u kundërshtuan nga ish zëvëndësministri i Energjetikës, Enno Bozdo, duke nisur një debat që përfshiu edhe akuzat për parregullsi në kohën e CEZ.

“Janë përzënë investitorët e huaj që kanë investuar në HEC-e , që sot janë deri në 40% të energjisë së prodhuar dhe shteti ia merr me 60 euro megavatin, ndërkohë që e blen me 190 euro megavatin. Pa këto HEC-e sot edhe 40% do dilnim ta blinim, këto investitorë janë masakruar, prandaj asnjeri do të investojë në Shqipëri.

Por Çela replikoi duke akuzuar Bozdon. “Ke qenë zëvendësministër dhe ke negociuar privatizimin e CEZ, të gjithë shqiptarët e dinë sa i suksesshëm ishte. Duhet të kesh stomak shumë  të fortë të dëgjosh kritika nga ata që e kanë çuar situatën në këtë pikë”, tha administratori, ndërkohë që Bozdo e akuzoi se mbronte vjedhjen e bërë me CEZ, ku duhet t’i kthehen shqiptarëve 600 milionë euro”.  

Administratori i OSHEE vijoi duke sqaruar edhe ato që sipas tij ka qenë shkaku kryesor. “Ajo që ka ndodhur nga 2017  është se ne kemi patur ne 4 vite vetëm një vit të mirë dhe tre vite thatësirë. Operatori i ka përballuar këto periudha me të ardhurat e veta, pa asnjë mbështetje nga qeveria. KESH dhe operatorët privatë kanë garantuar vetëm 55% të prodhimit , të tjerat janë importuar. OSHEE ka ngrenë goditje dhe nuk ka rritur çmimin”.

Ndërkohë, për sa i përket operatorëve privatë, ai deklaroi se ato ”kanë çmime më të larta se të bursës.