Gjermania është gati për Euro 2024

euro 2024 1100x620

Gjermania është gati për Euro 2024. Në “Olympiastadion” të Berlinit u shfaq logo zyrtare e Kampionatit Europian të ardhshëm.

Impianti i kryeqytetit gjerman është një prej stadiumeve ku do të luhen ndeshjet e turneut që do të zhvillohet pas tre vjetësh.

Logo është krijuar nga ngjyrat e flamujve të 55 federatave anëtare të UEFA-s. Ato u ndërthurën, duke krijuar formën e çatisë së stadiumit. Pasi u dorëzua nga presidenti Ceferin, trofeu “Henri Delaunay” u vendos në qendër të fushës, teksa rrezet që shpërndaheshin përfaqësonin 24 skuadrat pjesëmarrëse në fazën finale.