Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Gledis Nano emërohet në krye të Policisë së Shtetit, zëvendëson Ardi Veliun

Nga A2 CNN
6 Tetor 2021, 12:42 | Aktualitet
Gledis Nano emërohet në krye të Policisë së Shtetit,

Gledis Nano është emëruar në krye të Policisë së Shtetit. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është bërë dhe emërimi zyrtar i Nanos.

Nano ka qenë një prej zyrtarëve të Policisë së Shtetit më të përfshirë në çështjen e riatdhesimit të familjarëve të luftëtarëve shqiptarë të ISIS, të mbetur në Siri. Për këtë përpjekje, në muajin gusht, ai u vlerësua edhe nga ambasadorja amerikane Yuri Kim me një çmim. Emërimi i Nanos në këtë funksion, erdhi pas dorëheqjes së Ardi Veliut, i cili u tërhoq nga posti për arsye familjare.

https://youtu.be/bGr1Dh0ZncM

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, falënderoi Ardi Veliun për punën e bërë në këto vite, ndërsa theksoi se Nanon e pret një sfidë për të çuar përpara performancën e Policisë së Shtetit.

“Qeveria mori vendimin për lirimin nga detyra të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit zotit Ardi Veliu dhe emërimit në këtë post të zotit Gledis Nano. Veliu largohet nga kjo detyrë me rezultate shumë të larta, duke e çuar performancën e Policisë së Shtetit në nivele si asnjëherë tjetër në këto 30 vite. Besoj se të gjithë treguesit e sektorit të policisë flasin për një rritje dhe një standard të performancës së Policisë së Shtetit.

Zoti Nano është një oficer karriere dhe së fundmi ka shërbyer për një kohë të gjatë në krye të drejtorisë së Antiterrorit. Ai ka një sfidë për ta çuar përpara këtë performancë të shkëlqyer të Policisë së Shtetit në këto vite”, u shpreh Çuçi.

Ndërkohë, sa i përket deklaratës së tij të një dite më parë, kur largimi i Veliut ende nuk ishte zyrtarizuar, Çuçi theksoi se fjala e tij ishte keqkuptuar. “Në radhë të parë, keni keqkuptuar atë pjesën e “kandilit” sepse ato janë situata që krijohen në dinamikë komunikimi me opozitën në komisionet parlamentare. Megjithatë, le t’ia lëmë atij momenti”, tha Çuçi.

https://a2news.com/2021/10/05/rama-poston-letren-e-doreheqjes-ardi-veliu-largohet-nga-posti-i-kreut-te-policise-se-shtetit/
https://a2news.com/2021/10/06/ndryshimi-i-kreut-te-policise-se-shtetit-cuci-kandili-per-veliun-u-keqkuptua-nano-eshte-nje-oficer-karriere/

A2 CNN Livestream

Dita jonë