Haxhi: Shqipëria ka burime hidrike, duhet të ishte imune ndaj luhatjeve të tregut të energjisë

Për ish-zëvendës ministri i Financave Elton Haxhi Shqipëria duhet të ishte imune  ndaj luhatjeve të tregut të energjisë elektrike, për shkak të burimeve hidrike. Në studion e A2 Business, ai tha se rritja e çmimit është e imponuar nga faktorë të tjerë. Sipas tij vendi ynë dueht të kishte ruajtur rezerva të energjisë.

“Përzierje e faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm. Duhet të kemi parasysh disa faktorë. Ne duhet të jemi imunë ndaj luhatjeve të tregut të energjisë se kemi burime të hidrike. Duhet parë si anë  menaxhuar këto burime. Ka qenë me vend që ne të shisnim kur ishte lirë dhe ta blinim shtrenjtë?. Parashikimin e çmimit nuk mund ta bënim, por duhet të kishim ruajtur rezerva. Ne kemi eksportuar më shumë se kemi importuar. Ne duhet te kemi ato kontigjencat për raste të tilla. Ne kemi pasur burime të mjaftueshme, që mund të ruhet deri në një farë niveli . Rritje e çmimit është e imponuar nga faktorë të tjerë por sa imunë mund të jemi ne është çështje tjetër.