Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Kanceri i gjirit, pandemia ndikoi negativisht, 700 raste të reja në vit

Nga A2 CNN
6 Tetor 2021, 12:31 | Aktualitet
Kanceri i gjirit, pandemia ndikoi negativisht, 700 raste të reja në

9 vjet më parë zbuloi se kishte kancer në gji. Ishte 46 vjeç dhe deri atëherë Lavdie Gogo nuk kishte bërë asnjëherë kontrolle. Vetëm pas fillimit të shqetësimeve dhe disa shenjave karakteristike u detyrua të shkojë te mjeku.

Nga mamografia rezultoi se kishte kancer. "Vura re që kisha një gjëndër mbi gjoks dhe u detyrova të shkoj te mjeku i cili më tha që duhet të ndërhysh. Më parë nuk kisha bërë asnjëherë vizitë. Thoja mirë jam, pse të shkoj?"

Pas trajtimeve dhe ndërhyrjeve, sot 55-vjeçarja thotë se është mirë me shëndet. Ndryshe nga më parë nuk neglizhon asnjë vizitë dhe kontroll. E penduar, Lavdia iu bën thirrje të gjitha grave të mos neglizhojnë si ajo.


"Të gjitha gratë të vijnë të bëjnë kontrollin, të mos e lënë pas dore".

Sëmundjet e kancerit janë bërë si epidemi. 5 mijë raste të reja diagnostikohen çdo vit me këtë sëmundje, ku vetëm nga kanceri i gjirit preken 700 gra. Mjekët thonë se vitet e fundit është rritur sëmundshmëria, ndërsa pandemia ndikoi negativisht për diagnostikimin e hershëm.

Fatkeqësisht, kjo situatë nuk ndikoi mirë në sëmundjet e kancerit. Pacientët hezitonin të vinin për kontrolle për shkak të frikës nga Covid-19 dhe kjo bëri që disa raste të mos kapeshin në fazën e hershme.

Tetori është muaji kundër kancerit të gjirit. Specialistët tregojnë për rëndësinë e mamografisë dhe jo vetëm në këtë muaj. Mamografitë kryhen nga çdo spital rajonal dhe në poliklinikat e specialiteteve. Ky shërbim është falas, ndërsa gjatë këtij muaji gratë nuk kanë nevojë as për rekomandimin e mjekut të familjes. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë