Keidi Bare: Jam ushtar që zbatoj urdhrat, do të arrijmë vendin e dytë

UZUNI DHE BARE PRAG HUNGARIA 1100x620

Shqipëria është gati për betejë, me synimin të vijojë serinë pozitive në kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”. Jo rastësisht të përzgjedhurit në konferencën për media ishin dy luftëtarë si Keidi Bare dhe Myrto Uzuni. Lojtarë që garantojnë muskuj e kualitet të lartë dhe që nuk i fshehin ambiciet.

“Ndihem mirë në shumë role, e rëndësishme është të jem në fushë dhe të jap maksimumin. Jam ushtar që zbatoj rregullat, si me Kombëtaren ashtu edhe tek Espanjoli. Kombëtarja e sotshme po zhvillon ndeshje shumë të mirë, pikësynimi ynë është të zëmë vendin e dytë dhe pse jo të mos të shkojmë në Botëror. Duhet përqendrim dhe çfarë na thotë trajneri. Do t’ia arrijmë qëllimit, edhe pse e dimë shumë mirë, se janë 2 ndeshje të vështira”, u shpreh Bare.

Me rritjen e pabesueshme të viteve të fundit dhe si një prej lojtarëve më të mirë të kampionatit hungarez, Uzuni kërkon maksimumin në atë që është bërë shtëpia e tij.

“Normalisht është e njëjta Kombëtare që do të gjejmë aty, kanë të njëjtën strategji si në pasi të dy trajnerët janë italianë, luajnë si ne. Mendoj që ekipi që do të fitojë do të jetë ai që do jap zemrën në fushë. Nuk hyjmë për barazimin në fushë, duam të japim maksimumin”, tha Uzuni.

Shqipëria luan më 9 tetor me Hungarinë në Budapest dhe më pas pret Poloninë në Arenën Kombëtare në datën 12 tetor.