Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kriza energjetike, Bozdo: Qëllimi i Ramës, paniku dhe justifikimi i rritjes së çmimit të energjisë

Nga A2 CNN
6 Tetor 2021, 21:27 | Ekonomi
Kriza energjetike, Bozdo: Qëllimi i Ramës, paniku dhe justifikimi i

Qëllimi i deklaratës së kryeministrit Edi Rama për krizë të jashtëzakonshme energjetike është për të futur në panik popullatën dhe për të justifikuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Kështu u shpreh në studion e  A2 Business ish-zv. Ministri i Energjetikës Enno Bozdo. Sipas tij kemi të bëjmë me një katastrofë menaxheriale dhe financiare të kompanive të sektorit energjetik.

“Unë besoj që qëllimi i deklaratës është politik, që të fusë panikun në popullatë dhe e ka arritur për të justifikuar atë që mendoj se është qëllimi fundor, rritja e çmimit të energjisë elektrike në pamundësi për ta bërë me arsye të tjera dhe performanca e kompanive në sektorin energjetik është në nivelin më të ulët kemi të bëjmë me katastrofë financiare dhe menaxheriale”.

Dhe duke i qëndruar këtij argumenti, Bozdo sjell në vëmendje rritjen e çmimit të naftës në vitin 2009, që varionte nga 120-1400 dollarë për fuçi, përkundër 100 dollarëve për fuçi që është sot. Por sipas tij, kryeministri i asaj kohe, që ishte Sali Berisha nuk alarmoi popullatën.

“Vështirë të bësh profetin në këtë situatë kur të gjitha diskutimet e ekspertëve të një niveli të lartë dhe liderët e shteteve përqendrohen këtu. Është e qartë rritja e paprecedentë e çmimit të gazit që ka reflektuar çmimin e naftës dhe kombinimi i faktorëve gjeopolitkë, fakti që dolëm nga një pandemi, kombinimi i faktorëve rajonalë. Të gjitha këto kanë sjellë një rritje të konsiderueshme të shqetësimeve për krizë të mundshme energjetike e ndjerë në xhepat e qytetarëve europianë manifaktura e tyre është e bazuar te gazi dhe kjo ka sjellë përveç spekulimeve e artificave edhe rritjen e çmimit të naftës. Sot është 100 dollarë për fuçi, në 2009  fuçia lëkundjen nga 120- 140 dollarë dhe kryeministri i asaj kohe nuk doli të thoshte që do të kemi krizë energjetike dhe do të na rriten çmimet”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë