Kriza energjetike, Jaka jep alarmin: Sipërmarrja do të falimentojë, nëse rritet çmimi i energjisë

Sipërmarrja shqiptare do të falimentojë në rast të rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Alarmin e dha në studion e A2 Business, përfaqësuesi i Biznesit Nikolin Jaka, i cili sugjeroi ndërhyrje në diversifikimin e burimeve energjetike.

“Qytetari është në pamundësi për përballuar rritje të çmimit të energjisë dhe produkteve bazë dhe çdo lloj rritjeje që cenon portofolin mujor. Do të doja të ngrija zërin që qeveria të hartojë strategji për të zbutur krizën dhe për të shpëtuar sipërmarrjen dhe qytetarin. Nëse do kemi rritje çmimi atëherë sipërmarrja do jetë në pamundësi për të përballuar rritjen e çmimit dhe në këto vështirësi sipërmarrja do e ketë të pamundur për të vazhduar aktivitetin e saj. Mund të kemi falimentime për ta thënë troç.  Sot ekonomia shqiptare aq sa e brishtë është e orientuar te sipërmarrja private që përbën 85% të GDP shqiptare dhe ne nuk tregojmë kujdes për ta mbajtur të shëndetshme edhe në brishtësinë e saj. A ka qeveria mundësi që për një afat të shkurtër të ndërhyjë për të diversifikuar burimet energjetike? Nëse qeveria do të jetë fleksibël e do të ketë qasje për energjinë diellore”.