Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kualifikueset e Shpresave, Bushi: Andorra si Gjermania, fitorja është jetike

Nga A2 CNN
6 Tetor 2021, 15:04 | Futboll
Kualifikueset e Shpresave, Bushi: Andorra si Gjermania, fitorja është

Andorra për të hedhur pas shpine disfatën 4-0 në Çeki, në një ndeshje të karakterizuar nga gabimet foshnjarake dhe Sllovenia, një rival direkt në kualifikueset e Europianit të 21-vjeçarëve. Shpresat kuqezi kthehen në fushë, me objektivin të rigjejnë fitoren.

“Andorrën e shohim njësoj sikur kemi përballë Gjermaninë. Për të treguar që humbja në Çeki ishte momentale. Kjo ndeshja ndaj Andorrës ka rëndësi të madhe, edhe ne jemi modest, luftën dhe shpirtin e garës e kemi të madhe. Vjet morëm 14 pikë dhe u renditëm në vendin e tretë të grupit. Në ekipin e parë në 5 vitet e fundit janë 25 lojtarë të Shpresave. Është bërë shumë mirë. Pavarësisht humbjeve në Çeki, jemi brenda objektivave, pavarësisht se kemi shumë mungesa, por nuk ka rëndësi. Duhet të fitojmë ndeshjen që është shumë e rëndësishme për ne”, u shpreh Bushi.

Pas sfidës së 7 tetorit me Andorrën, përfaqësuesja e 21-vjeçarëve luan sërish në shtëpi, kundër Sllovenisë më datë 11. Aktualisht kuqezinjtë pozicionohen të katërtët në Grupin G kualifikues, me tre pikë, aq sa kanë edhe Anglia, Sllovenia dhe Kosova.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani