Në prag të Hungarisë, Uzuni: Jam në formën më të mirë, mungesa e tifozëve jo në favorin tonë

uzuni 600x338
Uzuni 6.5 - Një ndeshje shumë e mirë, duke kërkuar që të shënojë me çdo kusht

Myrto Uzuni ka folur në prag të ndeshjes ndaj Hungarisë të ditës së shtunë, duke u shprehur tejet optimist për këtë takim, ndërsa thekson se është në formë të shkëlqyer.

“Ndihem në formën time më të mirë, Kombëtarja është diçka tjetër, duhet të përqendrohemi dhe duhet të jemi të gjithë së bashku të arrijmë objektivat, nuk ka rëndësi kush luan. Dua të luaj çdo ndeshje pavarësisht klubit apo kombëtares. Hungarinë e njoh mirë jetoj atje dhe stërvitem me të njëjtët lojtarë që do të luajnë kundër Shqipërisë. Me ata, flasim dhe në dhomat e zhveshjes, presin për një ndeshje shumë të bukur. Ekipi që do të bëjë më pak gabime do të fitojë”.

Sa i përket mungesës së tifozëve në stadium, Uzuni befason teksa thotë se kjo nuk është në favorin e kombëtares kuqezi. “Nuk është avantazh për ne, pasi Hungaria ka marrë rezultate të mira pa tifozë, në fushë janë të tria rezultatet, por nuk është në favorin tonë” Uzuni shprehet se Kombëtarja do të futet në fushë vetëm për fitore. “Mendoj se tani është kulmi i karrierës sime, pasi po jap maksimumin me Kombëtaren dhe Ligën e Europës, por varet sa i përqendruar je. BARAZIMI: Nuk hyjmë për barazimin në fushë, duam të japim maksimumin”.