Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Nga vullkanet tek akullnajat, peizazhet e jashtëzakonshme të botës së zhytur në pandemi

Nga A2 CNN
6 Tetor 2021, 14:22 | Lifestyle

National Geographic Traveller ka zbuluar fituesit e Konkursit të Fotografisë, për vitin 2021. Çmimi i madh i është akorduar Andro Loria, imazhet e të cilit fiksojnë nga një aeroplan i vogël, vullkanet, akullnajat, lumenjtë, liqenet, bregdetin e Islandës.

Kritikët iu referuan të gjitha fotografive të kompeticionit si një përzgjedhje e jashtëzakonshme e peizazheve dhe një përzierje e ngjyrave abstrakte. “Mund të kemi kaluar muaj të tërë në një pandemi globale, por kjo nuk e ka zvogëluar cilësinë e fotografive në konkursin tonë vjetor”, tha Pat Riddell, redaktor i National Geographic Traveller

Fotogaleria e mësipërme rendit imazhet fituese të garës, nga peizazhi vullkanik i Islandës e deri në pyjet e Australisë, të shkatërruara nga zjarri.

A2 CNN Livestream

Dita jonë