Nikolin Jaka: Rritja e çmimeve nuk e shpëton dot qytetarin e varfër dhe sipërmarrjen. Duhet strategji afatgjatë

Për përfaqësuesin e Biznesit Nikolin Jaka rritja e rritja e çmimeve nuk e shpëton dot qytetarin e varfër dhe sipërmarrjen. I ftuar në A2 Business ai tha se sipërmarrja private ka 6 muaj që vuan rritjen e çmimeve në të gjithë industrinë prodhuese.

“Sipërmarrja private ka 6 muaj që vuan rritjen e çmimeve në të gjithë industrinë prodhuese dhe të qarkullimit të mallrave plastika, kartoni, hekuri ka rritje mbi 50% dhe tashmë përballemi me një rritje tjetër që sipërmarrja shqiptare ka çmimin më të lartë të rajonit aktualisht. Qeveria shqiptare duhet të na japë mundësinë e tryezave të ekspertëve për të gjetur rrugën më të mirë të mundshme për të dalë nga kjo krizë se kemi energjinë karburantin gazin”.

Jaka thekson se shumica e sipërmarrjes po i mban produktet me humbje, në kosto fikse për të qarkulluar paranë. Ai sugjeron hartimin e një strategjie afatgjatë për të përballuar krizën aktuale dhe minimizuar efektet.

“Shumica e sipërmarrjes po i mban produktet me humbje në kosto fikse thjesht po bën qarkullimin e parasë. Çmimet për konsumatorin dhe sipërmarrja do të pësojnë rritje dhe ti nuk e shpëton dot më qytetarinë varfër dhe nuk shpëton dot sipërmarrja. Duhet të hartohet strategji afatgjatë si do përballojmë krizën aktuale dhe me c’skenarë do operojmë për të minimizuar efektet”.