OBSH rekomandon vaksinën e parë kundër malarias

OBSH TEDROS VAKSINA frame 817 1 1100x620

Organizata Botërore e Shëndetit ka rekomanduar përdorimin masiv të vaksinës së parë të malaries për fëmijët, e cila mund të përdoret veçanërisht në Afrikën nën-Sahariane dhe zona të tjera në rrezik.

“Është një moment historik. Vaksina e shumëpritur e malaries për fëmijët është një përparim në shkencë, shëndetin e fëmijëve dhe luftën kundër malaries,” tha në një deklaratë drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Sipas OBSH-së, vaksina e malaries RTS, S / AS01, e prodhuar nga farmacia britanike shumëkombëshe GlaxoSmithKline, pritet të shpërndahet në të gjithë Afrikën nën-Sahariane, pas suksesit të programeve pilot të imunizimit në Gana, Kenia dhe Malawi.

Sipas kreut të OBSH-së ky serum “mund të shpëtojë dhjetëra mijëra jetë të rinjsh çdo vit”, duke marrë parasysh se malaria përbën rreth 230 milionë raste dhe 400,000 vdekje në vit, dhe se në vitin 2019 më shumë se 260,000 fëmijë vdiqën vetëm nga kjo sëmundje në Afrikë.

Në 2015 provat treguan se vaksina mund të parandalojë rreth katër nga dhjetë raste të malaries, tre nga dhjetë raste të rënda dhe të çojë në një të tretën e zvogëlimit të numrit të fëmijëve që kanë nevojë për transfuzion gjaku. Por kishte dyshime se vaksina do të funksiononte, sepse kërkon katër doza për të qenë efektive. Tre të parat të jepen në një distancë nga një muaj, në pesë, gjashtë dhe shtatë muajsh, me një përforcues përfundimtar rreth 18 muajsh.

 Rezultatet e projekteve pilot u diskutuan sot nga dy grupe ekspertësh në OBSH, pas administrimit të më shumë se 2.3 milionë dozave, dhe treguan se vaksina është e sigurt dhe çon në një ulje prej 30% të malaries së rëndë.