Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Rama në Samitin e BE: Po humbni fytyrën në sytë e Ballkanit Perëndimor, sa gjatë duhet pritur?

Nga A2 CNN
6 Tetor 2021, 18:38 | Politikë
Rama në Samitin e BE: Po humbni fytyrën në sytë e Ballkanit

Në fjalën e tij gjatë Samitit të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, kryeministri Edi Rama ka kritikuar edhe një herë qasjen e vendeve anëtarë për mos të lejuar fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë, por edhe politikat e vizave ndaj Kosovës.

Sipas tij, në diferencë me samitin e Selanikut, 18 vjet më parë,  “ngjashmëria mes fjalëve të shkruara atëherë dhe atyre sot është mbresëlënëse. Me një përjashtim. 18 vjet më parë fjala "zgjerim" ishte kredoja tingëlluese e të ardhmes. Sot e njëjta fjalë është bërë jehonë e ndrojtur e të shkuarës”.

Kryeministri mori shembullin e Maqedonisë së Veriut dhe jo pa ironi kujtoi se ai vend ndryshoi edhe emrin e tij “por prapëseprapë nuk mjaftoi për të nisur as dhe një Konferencë Ndërqeveritare në Zoom me BE-në”, ndërkohë që për shqiptarët që janë populli më proeuropian “është disi e dhimbshme të dëgjojnë prej Europës përsëri e përsëri që, po, sigurisht, Shqipëria i ka bërë detyrat e saj, por prapëseprapë të se shohin BE-në që ata aq shumë e adhurojnë, fatkeqësisht mund të mos e mbajë fjalën e dhënë. Është ajo që është”.

https://www.facebook.com/ediramaal/posts/405579200937747

Sipas kryeministrit shqiptar, iluzionet e zgjidhjes së ngërçit të krijuar nuk janë të shumta. “unë e kam humbur besimin se Bullgaria do të jetë në gjendje ta lirojë rrugën shpejt, sepse miqtë tanë bullgarë duken të zënë në kurthin e zjarrit që e ndezën për të ngrohur votuesit me flakët e një të kaluare plot lavdi. Ndoshta atyre votuesve as që u bëhet vonë që kanë marrë peng dy shtete, të cilat sipas të tëra hesapeve janë të pafajshme dhe krejt në rregull me detyrat. Por ama duhet t'i bëhet vonë BE-së, sepse po humbet fytyrën në sytë e popujve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Tanimë unë mundem vetëm të shpresoj, që kjo bllokadë pa sens të mos kthehet në një histori pa fund”, ishin fjalët e Ramës, që pyet BE-në “sa gjatë duhet të presë ende Shqipëria për ndezjen e dritës jeshile në këtë proces, i cili thuhet se bazohet mbi meritën, por që mesa duket tekefundit vetëm mbi meritën nuk bazohet?”.

https://a2news.com/2021/10/06/nuk-zhbllokohet-zgjerimi-as-ne-samitin-e-sllovenise-be-rikonfirmon-angazhimin-ndaj-rajonit/

E njëjta gjë vlen për Kosovën, qytetarët e të cilës paradoksalisht “mund të udhëtonin lirisht jashtë vendit të tyre, kur ishin nën një regjim brutal i cili u rrëzua me bombat e SHBA dhe BE, ndërsa sot ata janë të kyçur brenda nga vetë çlirimtarët e tyre”.

Për Ramën” mbase BE-ja nuk e mban dot për shumë kohë premtimin për zgjerimin. Por nëse vendet e Ballkani Perëndimor nuk shkojnë dot në BE, BE-ja mund të vijë në Ballkanin Perëndimor”, falë financimeve të fuqishme në Ballkanin Perëndimor, mekanizma integrues në rrjetin e saj të arsimit të lartë, mbështetjen e Open Ballkan.

https://a2news.com/2021/10/06/samiti-i-be-per-ballkanin-perendimor-rutte-nuk-jam-fare-i-kenaqur-me-bullgarine-zhbllokimi-i-maqedonise-se-veriut-duhet-te-ndodhe-sa-me-shpejt/

A2 CNN Livestream

Dita jonë