Rrëzohet kërkesa për gjykim të shkurtuar, gjyqtarja e Korçës: Dosja ime është bosh

margjeka 1100x620

Ish-gjyqtarja e Apelit Korçë, Mimoza Margjeka dhe 4 të bashkëpandehurit e dyshuar për “korrupsion” do të gjykohen me gjykim të zakonshëm.

Në seancën e sotme, Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e Klaudio Zhillës dhe Nejton Balit për gjykim të shkurtuar dhe veçim të dosjes. Me këtë procedurë gjykimi, procesi vijon me shqyrtimin e provave dhe pyetjen e dëshmitarëve në sallën e gjyqit.

Në përfundim të seancës, Margjeka tha për mediat se dosja në ngarkim të saj është bosh dhe gjatë procesit do të shikohet.

SPAK akuzon Margjekën, se nëpërmjet avokatit dhe bashkëshortit, do të merrte një vlerë prej 6 mijë eurosh për të nxjerrë nga qelia një të arrestuar.