Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Samiti i BE për Ballkanin Perëndimor, Rutte: Nuk jam fare i kënaqur me Bullgarinë, zhbllokimi i Maqedonisë së Veriut duhet të ndodhë sa më shpejt

Nga A2 CNN
6 Tetor 2021, 10:28 | Bota
Samiti i BE për Ballkanin Perëndimor, Rutte: Nuk jam fare i

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, tha para nisjes së Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, se nuk është aspak i lumtur me qëndrimin që po mban Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut, duke bllokuar nisjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes këtij shteti dhe BE-së, vendim që po pengon edhe nisjen e bisedimeve për Shqipërinë.

“Duhet të presim zgjedhjet në Bullgari, por nuk jam fare i kënaqur me faktin që nisja e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut janë ende të bllokuara. Mendoj se duhet të zhbllokohen sa më shpejt të jetë e mundur. E dimë që kjo do të ndodhë, me shpresë, pas zgjedhjeve në Bullgari. Do të përpiqemi të bëjmë gjithçka që mundemi për ta realizuar këtë”, tha Rutte për gazetarët para nisjes së mbledhjes së liderëve të BE dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

https://a2news.com/2021/10/06/samiti-i-berdose-be-e-shqetesuar-per-gatishmerine-e-bllokut-per-zgjerim/

Rutte dhe kryeministri Edi Rama e bënë bashkë rrugën deri në hyrje të godinës ku po zhvillohet samiti, në Bërdo të Sllovenisë, ku patën edhe një moment “debati” se cili prej tyre do të futej i pari.

https://www.instagram.com/p/CUrjgAmLBbm/

A2 CNN Livestream

Dita jonë