Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Samiti i BE për Ballkanin Perëndimor, Varhelyi: Të nisin bisedimet me Shqipërinë dhe të liberalizohen vizat për Kosovën

Nga A2 CNN
6 Tetor 2021, 10:46 | Bota
Samiti i BE për Ballkanin Perëndimor, Varhelyi: Të nisin

Eurokomisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, tha se ka ardhur koha që Bashkimi Europian të marrë përgjegjësi për veprimet e veta dhe të mbajë premtimet që ka bërë ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Liderët tanë jo vetëm do të konfirmojnë, por do ta bëjnë edhe shumë të qartë, që jemi të përkushtuar për integrim të plotë dhe anëtarësim të Ballkanit Perëndimor brenda Bashkimit Europian”, tha Varhelyi për gazetarët në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Bërdo të Sllovenisë.

“Prandaj do të duhet të marrim përgjegjësitë tona, dhe vendimet e duhura, që çojnë në këtë drejtim. Pra duhet të zhvillojmë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të hapim kapitujt me Serbinë, të përshpejtojmë procesin e shpalljes së Bosnjë-Hercegovinës vend kandidat, dhe të miratojmë liberalizimin e vizave për Kosovën”.

https://a2news.com/2021/10/06/samiti-i-be-per-ballkanin-perendimor-rutte-nuk-jam-fare-i-kenaqur-me-bullgarine-zhbllokimi-i-maqedonise-se-veriut-duhet-te-ndodhe-sa-me-shpejt/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani