Vizatimet “modeste” të Muhamed Ali shiten për 1 milionë dollarë

Një koleksion i rrallë vizatimesh dhe skicash të realizuara nga kampioni i botës në boks, Muhamed Ali, u shitën në ankand për 1 milion dollarë.

Më shumë se 26 “punë artistike” dolën përpara personave të interesuar në shtëpinë e ankandeve “Bonhams” në Nju-Jork.

Një nga punimet më të shumëpritura ishte ajo e titulluar “Sting Like e Be” e cila u shit për 425 mijë dollarë, 10 herë më shumë nga sa pritej.

Ali kujtohet si një nga atletët më të mëdhenj, aktivist dhe poet, por talentet e tij artistike janë pak të njohura.

Shtëpia e ankandeve “Bonhams” shprehet se boksieri pikturoi gjatë gjithë jetës së tij, i mbështetur dhe nga i ati i cili ishte një artist profesionist.