Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vrasja e dyfishtë në Elbasan, autorët të maskuar me paruke, pritën deri kur viktimat u bënë bashkë

Nga A2 CNN
6 Tetor 2021, 15:15 | Kronikë
Vrasja e dyfishtë në Elbasan, autorët të maskuar me paruke,

Kamerat e sigurisë kanë mundur të zbardhin mekanizmin e vrasjes së dyfishtë në qytetin e Elbasanit, ku viktima mbetën Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri.

Automjeti tip Volvo, në të cilin lëviznin vrasësit, ka pasur shënjestër të dy viktimat, të cilit ishin ulur në barin e karburantit.

Fillimisht, njëri prej shënjestrave çohet nga tavolina dhe futet në brendësi të karburantit, ndërsa për hetuesit automjeti është dashur të kalojë pranë zonës e të rikthehet sërish kur njëri prej viktimave u ul sërish në tavolinë.

Pas kësaj, dy persona të kamufluar me paruke dalin nga makina. Njëri prej tyre mban një armë automatike me silenciator, ndërsa tjetri pistoletë. Zona ka qenë e populluar dhe për shkak të silenciatorit, asnjë nuk ka kuptuar se çfarë po ndodhte në të vërtetë vetëm kur kanë parë Bitrin dhe Çollakun të shtrirë.

https://a2news.com/2021/10/05/rikthehen-atentatet-mafioze-ne-elbasan-ekzekutohen-lulzim-bitri-e-ardian-collaku/

Në vendngjarje, policia gjeti vetëm gëzhoja të automatikut, i cili rezulton se është arma e vetme e përdorur, kjo dhe pas gjetjes në makinën e djegur te dy armëve automatike, por jo të pistoletës.

Hetuesit mendojnë se ngjarja ka lidhje me ekzekutimin e dhjetorit të vitit 2018 në Bradashesh ku mbetën të vrarë Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk. Njëri prej viktimave, Lulzim Bitri u mor në pyetje për ekzekutimin e trefishtë të vitin 2018, pasi kishte dyshime se kishte bërë rolin e vëzhguesit në vrasje.

Nga ana tjetër, Lulzim Bitri është dhe lidhje e ngushtë e Talo Celës, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ekzekutimi të jetë bërë nga e njëjta dorë që i mori jetën vëllait të tij Arben Çela. Për këtë ngjarje, në kërkim është shpallur Nuredin Dumani. E njëjta histori dhe për Ardian Çollakun i cili dyshohej si personi që kishte vëzhguar lëvizjet e Everest Cakës që u qëllua për vdekje në maj të vitit të kaluar. Historia lidhet dhe me përplasjet e trafikut të drogës në Belgjikë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani