Arrestohen dy punonjësit e burgut të Reçit, i kërkonin para të burgosurve

burgu i recittt 1100x620

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve ka arrestuar dy punonjës të burgut të Reçit, pasi i kërkonin para të burgosurve.

Bëhet fjalë për nëpunësit Arnaldo Hoxha dhe Mario Laloshi, ndaj të cilëve fillimisht nisi një hetim administrativ pas denoncimit të një emisioni televiziv, ku dy personat gjatë një investigimi me kamera të fshehta i kërkonte para një të burgosuri në këmbim të disa lehtësimeve të ndryshme. Ndërkohë, këtë të enjte ata janë vënë në pranga.

“Vlerat monetare këta punonjës i kanë marrë në këmbim të ofrimit të raporteve pozitive të sjelljes së tyre në institucion me qëllim përfitimin e uljes së dënimit në Gjykatë, si dhe ndryshimin e listës së numrave telefonik që çdo i burgosur deklaron për të folur me të afërmit e tij”, thuhet në njoftimin e SHKBB.