Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Basha është berishisti numër një”, Shano: PD po përdoret nga fanatikët e Berishës dhe oportunistët e Bashës

Nga A2 CNN
7 Tetor 2021, 21:57 | Politikë
“Basha është berishisti numër një”, Shano: PD po

Edhe përfaqësuesi i Iniciativës Demokratike IDE Dritan Shano ndan të njëjtin mendim në lidhje me pyetjen se kush e përfaqëson PD. Në studion e “Absolut 4” ai tha se Partinë Demokratike nuk mund ta përfaqësojë asnjë nga të dy, por partia po përdoret nga fanatikët e Berishës dhe oportunistët e Bashës.

“As berisha dhe as Basha, ka një propozim tjetër që i ngjan atyre sesi do të duhet të ishte opozita, por për palë të treta e përfaqëson ai që ka vulën, kurse demokratët asnjë nga të dy. mënyra si po përdoret partia më çon të them që ne kemi në një anë fanatikët e Berishës dhe oportunistët e Bashës dhe trupa demokratike 100 mijë anëtarët apo 600 mijë votuesit nuk shohin asnjë shpresë për të ardhmen, atje vërtet mund ta ngrenë,  por e ngre Dana Boletini dhe ajo është më demokrate se shefi i vet”.

Sipas Shanos, Basha është berishisti numër një, që ka përdorur monopolin e vendimmarrjes së tij.

“Çdo parti duhet të ndryshojë, por nën kryetarllëkun e Bashës nuk ka ndodhur ndonjë ndryshim. Basha është berishisti numër një pasi në çdo hap që ka hedhur që nga gjeneza e tij deri atje ku nuk donte do të lexonte atë që ka shkruar vetë. Basha ka përdorur monopolin e vendimmarrjes së tij. Prurjet nuk kanë ardhur nga konkurrenca”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli