Del nga rruga dhe bie në një përrua, në gjendje të rëndë drejtuesi dhe një pasagjer

Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka rënë në një përrua 20 metra nga rruga, kur ka dalë në afërsi të fshatit Vërçun të Pogradecit. Policia njofton se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët; shtetasja Xh. H. rreth 30 vjeçe dhe shtetasi M. H., 33 vjeç, banues në fshatin Çaushli, Maliq, si edhe drejtuesi i mjetit shtetasi K. G., të cilët u transportuan në Spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se drejtuesi i mjetit dhe një prej pasagjerëve janë në gjendje të rëndë.