Fidanët me probleme, fermerët paralajmërojnë protesta: Harxhuam miliona lekë

Dhjetëra fermerë këtë sezon nuk do të mbulojnë dot as shpenzimet e mbjelljes. Miliona lekë të hedhura për fidanët, plehëruesit, si dhe shërbimet e tjera në serra, shkuan dëm.

Farërat të cilat fermerët mbollën nuk kanë dhënë prodhimin e parashikuar. Bima e tharë e domates ka detyruar fermerët të nisin pastrimin e serrave.

Ky nuk është viti i parë i këtij problem. Sipas agronomit Luto Goga, ka një sërë faktorësh që mund të  kenë ndikuar. Fermerët ndihen të papërkrahur edhe nga Ministria e Bujqësisë, ndaj po planifikojnë protestën e radhës.

Në terren kanë zbritur edhe grupet e zyrave të konsultimit për të evidentuar dëmet në serra, por përtej parave të harxhuara, fermerëve nuk mund t’u kthehet pas fitimi i munguara nga shitjet në sezon. 

Pasiguria që shoqëron bujqit shqiptarë ishte  ndër fenomenet e trajtuara në mënyrë të zgjeruar në reportazhin e thelluar, “Hallet e bujqësisë, informaliteti dhe premtimet e pambajtura” në bashkëpunim me Investigative Network Albania, me mbështetjen financiare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Përmbajtja e saj është përgjegjësi vetëm e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërish pikëpamjet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe të Partnerëve.