Homazhet në Tiranë, lamtumira e fundit për komentatorin Kosta Grillo

Familja Grillo, bota e medias, por edhe njerëz të thjeshtë i dhanë lamtumirën e fundit Kosta Grillos. Për vite me radhë, në tribuna dhe në ekran për komentin e ndeshjes, trupi i tij i pajetë qëndroi për herë të fundit në një stadium futbolli.

Në ambientet e impiantit “Selman Stërmasi” në Tiranë u zhvilluan homazhet në nder të tij.

Kosta Grillo u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare. Ai qëndroi për afro dy muaj në Turqi, ku ishte shtruar në gjendje të rëndë, pas infektimit me covid-19.